Partizani përmbys Tiranën dhe shkon në finalen e Kupës së Federatës, fiton edhe Studenti
Studenti dhe Partizani janë dy ekipet finaliste të Kupës së Federatës në volejboll për meshkuj. Në Farkë, janë luajtur të premten pasdite ndeshjet gjysmëfinale, ku emocionet e rivaliteti nuk kanë munguar. Studenti fitoi 3-1 me përmbysje ndaj Erzenit, një ndeshje që nisi më mirë për shijakasit. Gjithsesi, kryeqytetasit arrijnë tyë rikuperojnë në setin e dytë, ndërsa në dy të tjerët kanë epërsi dhe e merituan fitoren. Më i bukur derbi kryeqytetas, ku Partizani mundi 3-2 me përmbysje Tiranën. Edhe pse bardheblutë fituan dy setet e para, nuk arritën dot të triumfojnë. Partizani ‘zgjohet’ djhe fiton tri setet e tjera, duke dalë në finale Gjysmëfinale-Meshkuj Studenti – Erzeni, 3-1 (21-25, 25-23, 25-14, 25-19) Partizani – Tirana, 3-2 (22-25, 21-25, 25-21, 25-14, 15-10) Finale Studenti – Partizani
Burimi:
telesport.al