Partizani mund Tiranën në derbi, sfidon Flamurtarin kampion në finalen e Kupës së Federatës
26 Shtator 2026 19:09 Telesport Partizani dhe Flamurtari janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Federatës në basketboll për femra, të kualifikuara pas fitoreve arritur të shtunën pasdite në ndeshjet gjysmëfinale të luajtura në “Asllan Rusi”. Flamurtari kampion e pati të lehtë të mposhte Studentin 65-35, në një ndeshje pa shumë histori. Vlonjatet e komanduan ndeshjen gjatë gjithë kohës, duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment fitoren. Më e bukur gjysmëfinalja tjetër, ku Partizani fitoi 97-93 ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas. Të dyja ekipet dueluan fort deri në fund, në një takim të hapur dhe shumë emocionues deri në sekondën e fundit. Kupa e Federatës-Femra (gjysmëfinale) Flamurtari – Studenti, 65-35 Tirana – Partizani, 93-97 Finale Flamurtari – Partizani
Burimi:
telesport.al