Partitë presin me rezerva propozimin e Celibashit për votimin elektronik në zgjedhjet vendore 2027
Në një letër të hapur të premten Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u kërkoi partive politike të shprehen për mundësinë e shtrirjes së votimit dhe numërimit elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Komisioneri argumenton se shtrirja e teknologjisë në një numër të kufizuar bashkish do të ishte një qasje e arsyeshme, duke marrë parasysh aspektet teknike, logjistike dhe administrative, ndërsa kërkon nga partitë që të kenë një qëndrim të qartë përpara nisjes së procesit zgjedhor. Sipas Celibashit një vendimmarrje e KQZ-së për zgjerimin e votimit elektronik duhet të mbështetet në një qëndrim të konsoliduar politik, në mënyrë që zbatimi i tij të jetë i qëndrueshëm dhe në kohë për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Por...
Burimi:
gijotina.com