“Partia juaj gjysmat i ka vrarë dhe gjysmat i ka në burg”, Salianji nxjerr videon kur akuzonte socialistët: Sekt brutal!
Nëpërmjet një reagimi, ish deputeti demokrat Ervin Salianji është shprehur kritik ndaj mazhorancës, duke theksuar se “Rilindja” është një sekt brutal, që vrasin dhe burgosin njëri-tjetrin. “Rilindja është sekt brutal, vrasin e burgosin njëri tjetrin si primitivë, për pushtet nuk njohin as norma as moral, shesin miq që kanë ngrënë e pirë! Pushtetin e kanë gjithçka, të mjerë! Imagjinoni çfarë ju bëjnë qytetarëve këta”, shprehet Salianji. Gjithashtu ai shton se për pushtet nuk njohin as norma dhe as moral. “Ju qeverisjen e keni si fytyra e Shrekut apo si shpirti apo zemra e princit. Aq të zezë e keni qeverisjen…Unë e kuptoj luftën që keni me njëri-tjetrin por këtë duhet ta zgjidhni vetë. Lufta juaj e brendshme po i çon ashtu si po i çon...
Burimi:
gijotina.com