Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

Parlamenti francez ka rrëzuar në leximin e parë projektbuxhetin e shtetit për vitin 2027, duke thelluar ngërçin politik dhe financiar në vend, vetëm pak muaj para zgjedhjeve presidenciale. Projektbuxheti u hodh poshtë të mërkurën me 458 vota kundër, asnjë votë pro dhe dy abstenime. Kundër tij votuan të gjitha forcat politike, përfshirë edhe deputetët që mbështesin qeverinë e Presidentit Emmanuel Macron. Votimi erdhi pas rreth dhjetë ditësh debatesh të tensionuara në Asamblenë Kombëtare, ku deputetët e opozitës kritikuan zgjedhjet ekonomike të qeverisë, ndërsa përfaqësuesit e shumicës qeverisëse shprehën pakënaqësi për ndryshimet e shumta që iu bënë tekstit fillestar. Rrëzimi i projektbuxhetit është një tjetër goditje për qeverinë franceze, e cila përballet me vështirësi për të siguruar mbështetjen parlamentare, pas shpërbërjes së Asamblesë Kombëtare në vitin...