Parkimi në Durrës/ Gashi: Skema e re rëndon qytetarët, 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër
Kryetari i PD-së në Durrës, Adrian Gashi, ka kundërshtuar skemën e re të parkimit të Bashkisë së Durrësit, duke e cilësuar atë një tjetër kosto për qytetarët, ndërsa sipas tij mbeten pa përgjigje disa çështje themelore për kapacitetet dhe funksionimin e parkimit. Përmes një reagimi, Gashi tha se Durrësi ka nevojë për rregullim të parkimit dhe krijimin e më shumë hapësirave për automjetet, por sipas tij, Bashkia po nis nga tarifat dhe jo nga zgjidhja e problemit. Sipas skemës së re të përmendur nga kreu i PD-së në Durrës, parkimi në zonën A kushton 100 lekë në orë, ndërsa në zonën B 40 lekë në orë. Gashi llogarit se për një qytetar që punon në qendër dhe e parkon automjetin për 8 orë në ditë,...
Burimi:
syri.net