Parashikimi i motit për këtë të shtunë, kushte të qëndrueshme, do ketë vranësira dhe në orët e pasdites…
Për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje. Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Burimi:
javanews.al