Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

Bota do të vazhdojë të përballet me pasojat e krizës energjitike të shkaktuar nga lufta SHBA-Iran dhe Rusi-Ukrainë, ndërkohë që qeveritë kërkojnë burime alternative të energjisë dhe forcojnë sigurinë e furnizimit. Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, ka deklaruar se pret që kriza energjetike të vazhdojë deri në vitin 2027. “Nuk jam optimist për një normalizim në vitin 2027. Edhe kur përpiqem t’i shoh gjërat me optimizëm, nuk gjej asnjë argument që të më bindë. Kjo krizë do të vazhdojë, në një formë apo në një tjetër, edhe në vitin 2027. Bota do të jetë ende duke u përpjekur të shërojë plagët e saj, kjo, me kushtin që të mos shfaqen plagë të reja”, tha Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih...