Paralajmërimi i Bill Gates për Nju-Jork Tajms: IA-i përbën një kërcënim serioz për tregun e punës dhe për përditshmërinë e njerëzve

Paralajmërimi i Bill Gates për Nju-Jork Tajms: IA-i përbën një kërcënim serioz për tregun e punës dhe për përditshmërinë e njerëzve

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka lëshuar një alarm të fortë mbi rreziqet që mbart zhvillimi i hovshëm i inteligjencës artificiale (IA). Në një intervistë ekskluzive për gazetën The New York Times, Gates nënvizoi se IA përbën një kërcënim serioz për tregun e punës dhe për përditshmërinë e njerëzve, duke e cilësuar adresimin e këtyre rreziqeve si “prioritetin kryesor për botën”. Gjatë intervistës, ai bëri një krahasim me krizën historike ekonomike të shekullit të kaluar. “Në vitin 1933, gjatë Depresionit të Madh, papunësia në Shtetet e Bashkuara arriti në 25 për qind. IA mund të mos i arrijë ato nivele, por ndikimi i saj nuk do të shterojë në një cikël të vetëm ekonomik.”, tha Bill Gates Sipas filantropit amerikan, gjigantët e teknologjisë po i...