Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit
Rrugët e Spezzano Albanese në Itali u mbushën me ngjyra, muzikë dhe veshje tradicionale shqiptare gjatë zhvillimit të Paradës Arbëreshe, një aktivitet kushtuar identitetit dhe trashëgimisë së komuniteteve arbëreshe. Në paradë morën pjesë grupe artistike nga komunat arbëreshe, së bashku me përfaqësues të komunave shqiptare në rajon. Përmes kostumeve tradicionale, muzikës dhe elementeve të trashëgimisë kulturore, pjesëmarrësit prezantuan traditat e ruajtura dhe të përcjella ndër breza. Aktiviteti shërbeu edhe si një moment bashkimi për komunitetet arbëreshe, duke sjellë në vëmendje historinë dhe vazhdimësinë e identitetit të tyre shqiptar ndër shekuj. Gjuha, veshjet, zakonet, muzika dhe traditat arbëreshe përbëjnë një pjesë të rëndësishme të kësaj trashëgimie, e cila vazhdon të përcillet te brezat e rinj përmes aktiviteteve kulturore. Një rol në organizimin dhe promovimin e kësaj...
Burimi:
kultplus.com