Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, ura mes bizneseve, konkurrueshmëria dhe klima e biznesit në qendër të diskutimeve
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës vijon të shërbejë si një pikëtakim për bizneset shqiptare dhe të huaja, duke krijuar hapësira për prezantimin e produkteve, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e partneriteteve të reja. Në ditën e tretë të këtij edicioni, Pallati i Kongreseve mirëpriti sipërmarrës, shoqata dhe grupe interesi, të cilat krahas mundësive të bashkëpunimit diskutuan edhe mbi sfidat që përballen sipërmarrjet shqiptare “Shpesh herë ne kemi artikuluar problemtikat që hasin bizneset dhe duhet ta filloj me atë që është baza. Është mungesa e një mekanizmi të qëndrueshëm dhe jemi në një fazë të fillimit të mosbesimit që kemi ndaj autoriteteve shtetërore, sidomos me paketën Fiskale të prezantuar së fundmi. Ne kemi nevojë për të ndërtuar një mekanizëm solid. Kemi një ligj për dialogun publik dhe...
Burimi:
javanews.al