“Pamjet u regjistruan më 24 gusht dhe u hodhën online më 30 gusht”/ Gazetari: Ja kush mund t’i ketë publikuar

“Pamjet u regjistruan më 24 gusht dhe u hodhën online më 30 gusht”/ Gazetari: Ja kush mund t’i ketë publikuar

Gazetari Andi Bora ka publikuar disa të dhëna mbi kronologjinë e disa videove intime të regjistruara në banesën e kompozitorit Adi Hila, të cilat më pas janë publikuar në internet. Sipas gazetarit, datat e regjistrimit të disa prej videove dhe datat kur ato janë shfaqur online ngrenë pikëpyetje që, sipas tij, duhet të verifikohen nga hetimi. Bora ka bërë publike tre raste. Sipas të dhënave që ai ka publikuar, një video është regjistruar më 24 gusht 2025 dhe është publikuar online më 30 gusht, ndërsa një tjetër është regjistruar më 6 korrik 2025 dhe është publikuar më 12 korrik. Në rastin e tretë, sipas tij, regjistrimi është bërë më 21 maj 2025 dhe publikimi online më 10 qershor. Duke iu referuar kësaj kronologjie, gazetari ngre...