Pamje të rënda/ Plumb në gojë të riut në protestë
Policia ka vijuar të godasë me plumba gome studentët gjatë protestës së sotme. Ndërkohë kryetari i PD-së Sali Berisha përmes një reagimi dënon këtë krim, ndërsa publikon një foto të një djali i cili po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të dëmtimit nga plumbi i gomës. “Vrasës mizor stop plumbave mbi studentët. Plumb në gojë Leonardit 21 vjeç nga vrasësit e Padrinos! Dënoj me forcën më të madhe këtë krim monstruoz!” – shkruan Berisha.
Burimi:
ntv.al