Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një skemë të re mbështetjeje për studentët që përballen me vështirësi për të paguar qiratë në Tiranë, për shkak të rritjes së çmimeve. Gjatë fjalës së tij me drejtuesit e sistemit bankar, Rama deklaroi se qeveria do të mbulojë 50% të vlerës së qirasë për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Rama bëri të ditur se masa është pjesë e një pakete më të gjerë mbështetjeje, e cila synon të lehtësojë barrën financiare për të rinjtë. Ai theksoi se ligji synon të mbështesë disa mijëra apartamente në vit në Tiranë, ku, sipas tij, sfida për përballimin e kostove të strehimit është edhe më e madhe. “Ne kemi materializuar draftin, duke krijuar një qasje të re në raport me...
Burimi:
javanews.al