Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

Njëri sy te xhepi i konsumatorit dhe tjetri me vëmendjen te arkëtimet në buxhet. Ky duket synimi i ndryshimeve të reja në Paketën Fiskale që pritet të zyrtarizohet nga qeveria dhe që do të hyjnë në fuqi më 1 janar të vitit 2027. Së pari, TVSH-ja standarde pëson një rritje prej 1 pikë përqindjeje, duke u rritur nga 20% në 21%. Por për të mbrojtur familjet nga goditja e çmimeve, qeveria vendos një shkallë të reduktuar prej vetëm 6% TVSH për një listë të gjerë ushqimesh bazë të shportës: buka, mielli, qumështi dhe kosi natyral, vezët, orizi, makaronat, vaji ushqimor, mishi, peshku bazë, frutat e perimet e freskëta, bishtajoret, sheqeri dhe ushqimet për foshnja. Aktualisht TVSH për këto ushqime është 20% Sektori i akomodimit dhe...