Paketa fiskale 2027/ “Korrupsionin e qeverisjes po ua faturon njerëzve që punojnë”, Ervin Salianji: Biznesi s’është bankomat i qeverisë, Rama të japë dorëheqjen!
Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në Facebook kundër paketës fiskale 2027, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po rrit barrën tatimore mbi bizneset, sipërmarrjen dhe profesionet e lira. Salianji e cilëson paketën e re fiskale si një goditje ndaj sipërmarrjes dhe punës, duke pretenduar se qeveria po ua faturon kostot e korrupsionit atyre që investojnë, punojnë dhe krijojnë vende pune. Sipas tij, ndryshimet e parashikuara përfshijnë rritjen e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17%, tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, si dhe TVSH-së për turizmin nga 6% në 10%. Ai kundërshton gjithashtu uljen e pragut të TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë, që sipas tij do të përfshijë më shumë biznese të vogla në skemën e tatimit. Ai thekson se...
Burimi:
gijotina.com