Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shpreh shqetësimin për ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, të cilat parashikojnë rritje të barrës tatimore për bizneset. Sipas AmCham, këto masa rrezikojnë të frenojnë investimet, të rrisin kostot e aktivitetit ekonomik dhe të dobësojnë konkurrueshmërinë e Shqipërisë në rajon. Ndryshimet parashikojnë rritjen e tatimit mbi dividendët nga 8 në 15 për qind, si dhe të TVSH-së standarde nga 20 në 21 për qind. Gjithashtu, disa norma të reduktuara të TVSH-së propozohet të rriten nga 6 në 10 për qind. AmCham paralajmëron se këto ndryshime mund të ndikojnë në çmimet e mallrave dhe shërbimeve, duke rënduar buxhetet familjare dhe duke zbehur përfitimet e synuara nga lehtësitë për produktet bazë. Organizata vlerëson se rritja e të ardhurave publike duhet...