Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohen investimet në Shqipëri

Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohen investimet në Shqipëri

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri ka kundërshtuar disa prej ndryshimeve të parashikuara në paketën fiskale të vitit 2027. Ajo ka paralajmëruar se rritja e barrës tatimore mund të sjellë kosto shtesë për kompanitë dhe të frenojë interesin e investitorëve të huaj. Në një reagim publik, përfaqësuesit e biznesit gjerman kanë kritikuar mënyrën se si është hartuar paketa. Ata kanë theksuar se kompanitë nuk janë përfshirë në konsultime paraprake dhe nuk kanë pasur mundësi të njihen në kohë me propozimet për ndryshimet ligjore. Sipas shoqatës, mungesa e transparencës dhe konsultimit krijon pasiguri për sipërmarrjet, ndërsa parashikueshmëria e politikave fiskale është një element thelbësor për vendimmarrjen e investitorëve vendas dhe të huaj. Edhe pse DIHA vlerëson disa prej lehtësive të propozuara, si ulja e...