Paketa e Maleve, Demo nga Elbasani: Brenda nëntorit zgjerohen zonat prioritare në Gjinar! Janë miratuar 400 zona prioritare në 52 bashki
Zonat prioritare të Paketës së Maleve në Gjinar të Elbasanit pritet të zgjerohen brenda muajit nëntor, duke u krijuar mundësi edhe banorëve që deri tani nuk përfshiheshin në zonat e miratuara për të aplikuar për investime. Angazhimi u bë nga ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë një takimi me banorë, sipërmarrës dhe përfitues të Paketës së Maleve në Gjinar, ku u diskutuan mundësitë e zhvillimit të bizneseve familjare, turizmit malor dhe punësimit në zonë. Në takim, ku ishin të pranishëm edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, zv.kryetarja e Kuvendit, Evis Kushi dhe deputeti Arbjan Mazniku, banorët ngritën shqetësime për problematikat e pronësisë, procedurat administrative dhe infrastrukturën që pengojnë realizimin e investimeve. Demo deklaroi se brenda nëntorit pritet të miratohet vendimi i Këshillit të...
Burimi:
javanews.al