Pak para seancës për Territorialen në Kuvend, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë! Rama po ekzekuton sot 15 bashki
Pak orë para se Kuvendit të nisë seancën ku pritet të votohet reforma territoriale, e kundërshtuar nga opozita, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje sërish qytetarëve të protestojnë para Parlamentit. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij. “Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij! Ora 10:00, të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit! Përtej çdo bindjeje politike, t’i dalim zot interesit qytetar!”, shkruan Berisha. Edhe në mbledhjen e grupit demokrat një ditë më parë Sali Berisha përsëriti thirrjen për qytetarët dhe tha se revolta është mënyra e vetme për të larguar Ramën nga pushteti. “Qytetarët nga mbarë Shqipëria, pavarësisht nga bindjet e tyre politike,...
Burimi:
javanews.al