“Pajisje me sisteme moderne”- Buxheti 2027, Nufi: Më shumë siguri për qytetarët dhe Forca të Armatosura më të përgatitura!
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi e cilëson projektbuxhetin e vitit 2027 si një investim historik në sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e vendit, duke theksuar se financimi për sektorin e mbrojtjes do të arrijë në 76.3 miliardë lekë, ose 2.6% të Produktit të Brendshëm Bruto. Pas miratimit në parim, në Kuvend, Ministri Nufi thekson se buxheti i vitit të ardhshëm do të mundësojë modernizimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura, përmes pajisjes me sisteme të avancuara ushtarake, rritjes së kapaciteteve operacionale dhe përmirësimit të infrastrukturës mbështetëse. “Për qytetarët, kjo do të thotë më shumë siguri dhe për vendin do të thotë Forca të Armatosura më të përgatitura për sfidat e së nesërmes”, u shpreh ministri. Sipas tij, investimet do të përqendrohen në pajisjen e Forcave...
Burimi:
javanews.al