Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

Sektori i ndërtimit ka regjistruar rritjen më të lartë të pagave në ekonominë shqiptare gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Sipas raportit më të fundit ekonomik të Komisionit Evropian për vendet kandidate, pagat në ndërtim u rritën me 22,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, më shumë se dyfishi i rritjes mesatare prej 9,8% në nivel kombëtar. Rritja e fortë e pagave në këtë sektor vjen në një periudhë kur tregu shqiptar i punës vijon të përballet me kufizime në ofertën e fuqisë punëtore. Komisioni Evropian evidenton se tkurrja e popullsisë në moshë pune po kufizon disponibilitetin e punonjësve, ndërsa bizneset po orientohen gjithnjë e më shumë drejt punësimit të shtetasve të huaj. Në tremujorin e dytë, paga mesatare mujore bruto...