Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi çështjen e pagave të magjistratëve në Shqipëri, i nxitur nga një deklaratë e gjyqtarit Engert Pëllumbi. Ky i fundit gjatë një interviste televizive, tha se “për rritjen e pagave janë aq para sa GJKKO i konfiskon çdo vit krimit të organizuar”. Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë deklaratë si një hata për nga padituria mbi funksionimin e shtetit. Rama thotë se gjyqtarët nuk mund të pretendojnë se paratë e konfiskuara prej tyre u takojnë për rritjen e pagave. “Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një...
Burimi:
javanews.al