Pagat e magjistratëve/ Gjokutaj: Rama zhbëri Gjykatën Kushtetuese, thotë pagat i jap unë, kur dua dhe sa dua
Në një intervistë për Syri Tv, juristi Genc Gjokutaj e quan ftesën e Ramës për takim me gjyqtarët një ditë pasi ua caktoi pagën që donte vetë dhe pa i pyetur e quajti 'populiste' E para Ekzekutivi me gjyqësorin nuk kanë punë të takohen nëse nuk ka prapaskena, siç është në rastin konkret. Dhe takimi nëse duhej të bëhej duhej të ishte bërë para se të bëhej ligji për të dëgjuar atë grup njerëzish që afektohen nga ligji dhe për të marrë opinionet e tyre. Sepse do të bëhej një ligj që do të rregullonte marrëdhëniet sa më të mirë të jetë e mundur, por dhe që gjyqtarët të përfitonin atë që meritojnë. Ftesa për takim është për populizëm. Ajo bisedë as për kafe nuk pihet...
Burimi:
syri.net