Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Projektligji për pagat e magjistratëve shkaktoi debate në Kuvend, me opozitën dhe mazhorancën që u përplasën për mënyrën e trajtimit financiar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, akuzoi mazhorancën se projektligji që pritet të votohet është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Ajo që doni të votoni sot është në shkelje flagrante me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo përplasje nuk është konflikt kushtetues, por krizë kushtetuese e shkaktuar nga qeveria në mënyrë të qëllimshme”, tha ai. Bylykbashi tha se projektligji do të përfundojë sërish në Gjykatën Kushtetuese dhe i kërkoi mazhorancës ta tërheqë atë dhe të zbatojë vendimin e gjykatës. “Ky projektligj sot do të shkojë sërish në Gjykatën Kushtetuese. Nuk keni zgjidhje. Prandaj keni një rrugë: të tërhiqni këtë projektligj...