Pagat e magjistratëve, Bardhi: Vendimin e GJK s’mund ta adresojë asnjë punonjës i administratës
Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, ku ligjvënësit janë mbledhur për të diskutuar mbi projektligjin për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në fjalën e tij, deputeti i PD, Gazment Bardhi e ka cilësuar shkelje, mënyrën që sipas tij është sjellë për diskutim projektligjin, pasi kjo i takon Këshillit të Legjislacionit. Sipas Bardhit, vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta adresojnë as deputetët dhe as punonjësit e administratës. Dy kolegët e kanë sjellë këtë ligj pa asnjë proces konsultimi me grupet e interesit. Gjithashtu, mënyra se si vjen ky ligj, është shkelur një vendim i Këshillit të Legjislacionit. Ju, znj. Bylykbashi, jeni anëtare e Këshillit të Legjislacionit dhe e dini këtë çështje. Këshillit...
Burimi:
syri.net