Pagat e gjyqtarëve, Rama kritikon Gjykatën Administrative: Dyert e thesarit të shtetit i hap veç Kuvendi më 17 shtator

Pagat e gjyqtarëve, Rama kritikon Gjykatën Administrative: Dyert e thesarit të shtetit i hap veç Kuvendi më 17 shtator

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Administrative lidhur me rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe administratës së saj, duke e cilësuar të pazakontë shpejtësinë me të cilën është marrë masa për ekzekutimin e vendimit. Në një reagim të publikuar sot, Rama ngre pikëpyetje mbi standardin e ndjekur nga gjykata, duke e krahasuar shpejtësinë e veprimit në këtë çështje me kohën që u duhet mijëra qytetarëve për shqyrtimin e dosjeve të tyre. “Por të marrësh sa hap e mbyll sytë masën e parë të sigurisë në historinë e botës, jo për të ndaluar po për të nxitur për interesin vetjak ekzekutimin e një akti që me gjasë cënon ligjin dhe interesin publik, ndërkohë që mijëra e mijëra dosje hallesh presin me vite...