Pagat e gjyqtarëve në votim, Rama mbërrin në Kuvend, në pritje të votimit (VIDEO)
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shfaqur mbrëmjen e sotme në Kuvend, në një moment kur në seancën plenare po zhvillohet diskutimi për projektligjin që parashikon rritjen e pagave të gjyqtarëve. Rama ka hyrë në ambientet e Parlamentit teksa në foltore ndodhej deputeti Toni Gogu. Pas pak kryeministri është larguar nga salla e seancës, por ka qëndruar në ambientet e brendshme të Kuvendit. Mbërritja e kryeministrit vjen në prag të votimit të projektligjit, ndërsa seanca plenare vijon diskutimet për ndryshimet e propozuara. Për miratimin e ligjit nevojiten 84 vota. Sipas propozimit të paraqitur rritja e pagave të gjyqtarëve do të bëhet sipas shifrave të përcaktuara nga Qeveria. Kryeministri Rama vijon të qëndrojë në Kuvend, në pritje të momentit kur projektligji do të hidhet për...
Burimi:
zeri.ai