Pagat e gjyqtarëve/ Kryeministri Rama ngre tonin: Nuk do lejojmë të na imponohen

Pagat e gjyqtarëve/ Kryeministri Rama ngre tonin: Nuk do lejojmë të na imponohen

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar sërish tonet në debatin për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke kundërshtuar deklaratat e një gjyqtari që e kishte cilësuar çështjen si politike. Rama deklaron se politika e pagave është kompetencë e qeverisë dhe parlamentit dhe se askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit mënyrën se si duhet të votojë. “Askush nuk e zëvendëson dot parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin se kur duhet ta ngrejë dorën”, u shpreh Rama. Kryeministri theksoi se ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese mund të bëhet vetëm në rast të cenimit të një parimi apo norme kushtetuese, ndërsa vendimmarrja për pagat mbetet në kompetencën e institucioneve politike. Rama ngriti gjithashtu shqetësimin për mundësinë që shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të përdorin mjete juridike për të...