No Image Available

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, PD kërkon seancë dëgjimore me institucionet e drejtësisë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik kanë kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore për pagat e gjyqtarëve. Në kërkesën e tyre, deputetët demokratë i referohen pikërisht vendimit ku Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se në procesin e mëparshëm ligjvënës nuk kishte pasur një konsultim efektiv me gjyqtarët dhe prokurorët. Sipas Gjykatës Kushtetuese, gjatë shqyrtimit të ndryshimeve që prekin drejtpërdrejt garancitë kushtetuese të magjistratëve, përfshirë pagat e tyre, procesi parlamentar duhet të përfshijë një analizë të plotë të pasojave dhe të garantojë pjesëmarrjen aktive të gjyqtarëve, magjistratëve ose organizatave që i përfaqësojnë. Duke u mbështetur në këtë arsyetim, deputetët e PD-së argumentojnë se Kuvendi duhet të zhvillojë një konsultim efektiv përpara vijimit të procedurave për...