Pa paga prej gushtit, administrata “mbyll” Gjykatën e Tiranës, dita e dytë e bojkotit

Pa paga prej gushtit, administrata “mbyll” Gjykatën e Tiranës, dita e dytë e bojkotit

administrata ne bojkot TIRANË- Situata në Gjykatën e Tiranës vijon të jetë e pezulluar edhe këtë të mërkurë, pasi punonjësit e administratës gjyqësore kanë vendosur të bojkojnë sërish sot, për shkak të pagave të papaguara. Që prej orës 08:00, sekretarët gjyqësorë, ftuesit dhe punonjësit e shërbimeve të tjera kanë ndërprerë punën. Si pasojë, nuk po kryhen shërbimet administrative që lidhen me regjistrimin dhe zhvillimin e proceseve gjyqësore. Punonjësit kërkojnë zgjidhjen e menjëhershme të situatës dhe marrjen e pagës për muajin gusht. Kjo është dita e dytë e bojkotit, pasi edhe të martën administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Gjykatës së Apelit protestoi duke ndërprerë punën për disa orë. Pak ditë më parë, ministri i drejtësisë Toni Gogu deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e...