‘Pa nam e nishan’ prej tetë vitesh, Gjykata e Vlorës shpall të zhdukur Elvis Troqen

‘Pa nam e nishan’ prej tetë vitesh, Gjykata e Vlorës shpall të zhdukur Elvis Troqen

Elvis Troqe VLORË-Tetë vite pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur. Vendimi i marrë më 15 qershor 2026, është publikuar sot në fletoren zyrtare. Sipas vendimit nr. 281 (61-2025-2587), Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë vendosi shpalljen të zhdukur të Troqes dhe caktoi nënën e tij, Marsela Troqe, si kujdestare për administrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme. “Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë […] vendosi shpalljen të zhdukur të shtetasit Elvis Troqe […] si dhe caktimin e shtetases Marsela Troqe si kujdestare për administrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të tij”, thuhet në vendim. Elvis Troqe u zhduk më 17 korrik 2018, kur...