Osman Demiri sjell një reflektim fotografik mbi kohën dhe perceptimin në Galerinë Qahili

Osman Demiri sjell një reflektim fotografik mbi kohën dhe perceptimin në Galerinë Qahili

Flonja Haxhaj Në hapësirën e veçantë të Galerisë Qahili në Prishtinë, muret kishin marrë një tjetër ngjyrë mbrëmë, me hapjen e ekspozitës së artistit Osman Demiri, i cili përmes fotografisë solli një reflektim mbi kohën, fragmentin dhe perceptimin e realitetit, shkruan KultPlus. Përmes dritës, hijes, formave gjeometrike dhe pasqyrimeve të deformuara, artisti ndërton një univers vizual ku realiteti fragmentohet dhe riorganizohet, duke krijuar një përvojë që sfidon mënyrën e zakonshme të të parit. Në këtë ekspozitë, të kuruar nga Vlora Demiri, fotografia shndërrohet në një hapësirë ku çaste të ndryshme duket sikur ekzistojnë njëkohësisht, ndërsa imazhet krijojnë një dialog mes asaj që shihet dhe asaj që perceptohet. Përmes kompozimeve të tij, Demiri e zhvendos fotografinë përtej dokumentimit të një çasti, duke e kthyer atë në...