Orson Welles, regjisori dhe aktori i madh amerikan, kujtohet në përvjetorin e vdekjes
Më 10 tetor të vitit 1985, në moshën 70-vjeçare, ndërroi jetë Orson Welles, një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë botërore. I lindur më 6 maj 1915 në Kenosha të Wisconsin-it, Welles u shqua si aktor, regjisor, skenarist dhe producent, duke lënë gjurmë të rëndësishme në film, radio dhe teatër. Ai fitoi famë ndërkombëtare në vitin 1938 me adaptimin radiofonik të romanit “Lufta e botëve” të H. G. Wells, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut dhe e bëri një emër të njohur në Shtetet e Bashkuara. Filmi i tij i parë artistik, “Citizen Kane”, i realizuar më 1941, konsiderohet një nga kryeveprat e historisë së kinemasë. Welles u vlerësua për stilin inovativ të regjisurës, përdorimin e kamerës dhe mënyrën e veçantë të rrëfimit filmik....
Burimi:
kultplus.com