Orkestra Simfonike e RTSH, krijimtaria shqiptare dhe kryevepra të muzikës botërore bëhen bashkë në koncertin e 15 tetorit
Një mbrëmje e veçantë muzikore pritet të sjellë në skenën e Sallës “Ferdinand Deda” të Radio Televizionit Shqiptar krijimtarinë e kompozitorëve shqiptarë dhe kryeveprat e muzikës klasike botërore. Orkestra Simfonike e RTSH-së do të interpretojë nën drejtimin e maestro Eno Koço, në një koncert që ndërthur traditën muzikore shqiptare me gjuhën universale të muzikës klasike. Në program janë përfshirë vepra të kompozitorëve Aleksandër Peçi, Johann Sebastian Bach, Aleksandër Vezuli dhe Igor Stravinski, duke ofruar për publikun një repertor të larmishëm, ku bashkohen stile, periudha dhe ngjyra të ndryshme muzikore. “Ky koncert ka katër vepra. Pjesa e parë përfshin dy vepra për harqe. Soliste është Olta Tashko, e cila interpreton koncertin e famshëm në re minor të Bahut për klaviçembal, të përshtatur për piano. Koncerti nis...
Burimi:
kultplus.com