Orkestra e Korçës emocionon publikun e Prishtinës me muzikë shqiptare dhe botërore
Orkestra Simfonike e Korçës ka mbajtur koncert në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, nën drejtimin e dirigjentit Petrika Afezolli, duke sjellë para publikut një program që ndërthurte krijimtarinë muzikore shqiptare me repertorin klasik botëror. Koncerti u mirëprit nga publiku i Prishtinës dhe u realizua në kuadër të shkëmbimit kulturor ndërmjet Filharmonisë së Kosovës dhe Orkestrës Simfonike të Korçës, si vazhdim i prezantimit të Filharmonisë së Kosovës në Korçë, në maj të këtij viti. Programi koncertal u hap me Suitën Simfonike “Skënderbeu” të kompozitorit Çesk Zadeja, për të vazhduar me Suitën Simfonike nga baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” të Feim Ibrahimit. Në repertor ishte edhe “Valle Shqiptare nr. 2” e Thoma Gaqit, krahas veprave të kompozitorëve të njohur botërorë Wolfgang Amadeus...
Burimi:
kultplus.com