Orges Shehi e mbyll me Tiranën, mësohet e ardhmja e trajnerit durrsak pas aventurës së dytë me bardheblutë

Orges Shehi e mbyll me Tiranën, mësohet e ardhmja e trajnerit durrsak pas aventurës së dytë me bardheblutë

Rrugët e Tiranës dhe të trajnerit Orges Shehi janë ndarë përfundimisht pas përfundimit të sezonit. Pavarësisht bisedimeve mes palëve, nuk është arritur një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit. Mësohet se mosdakordësitë kanë pasur të bëjnë kryesisht me aspektin financiar, por edhe me planet sportive dhe lëvizjet e parashikuara në merkaton e verës. Shehi mori drejtimin e bardhebluve në një moment të vështirë dhe arriti të përmbushte objektivin kryesor, duke siguruar mbijetesën e ekipit në elitën e futbollit shqiptar. Megjithatë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin dhe të ndjekin rrugë të ndryshme për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, trajneri durrsak nuk pritet të mbetet gjatë pa ekip. Në tavolinën e tij ndodhet një ofertë konkrete nga Prishtina, klub që synon të ndërtojë një projekt ambicioz dhe e...