Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

Nga Fran Gjoka Të nderuar shokë, miq, njerëz të gjakut tim dhe dashamirës! Sot e ndjej të nevojshme të shkruaj dy fjalë, nisur nga stuhia e sulmeve dhe e baltës që është lëshuar pas takimit të Edi Ramës në Michigan. Paska një përrua balte që pretendon të flasë në emër të së ardhmes. E nëse kjo qenka e ardhmja, më mirë mos qoftë kështu!Unë jam krenar që kam pritur Kryeministrin e vendit tim. Jam po aq krenar për ju, miqtë dhe bashkëkombësit e mi, që më mbështetët dhe u bëtë bashkë me mua për ta pritur e përcjellë siç i ka hije një Kryeministri Shqiptar. Një pjesë e kësaj zhurme vjen edhe nga disa që, me sa duket, u prishën planet vetëm nga ideja se...