Orët e fundit për Presidentin, Kurti i bën ofertë PDK-së: Votojmë kreun e shtetit sonte, Specialen të enjten
albin kurti KOSOVË- Kosova është futur në orët kritike, pasi sot përfundon afati për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar zgjedhjen e Presidentit si çështjen më urgjente për vendin. Ai paralajmëroi se nëse dështon zgjedhja e Presidentit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja brenda pak orësh. Ndërkaq, Kurti i propozoi PDK-së një marrëveshje, sipas së cilës, nëse sigurohen votat e nevojshme për zgjedhjen e Presidentit dhe kandidati Bekim Sejdiu merr mbështetjen e Kuvendit, atëherë të enjten do të votohet në lexim të dytë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. "Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot. Ligjin mund ta votojmë pastaj duke respektuar...
Burimi:
zeri.ai