No Image Available

Opozitari i qelisë, lali Zdromsi na doli edhe kundër Ramës

Po ky Zdromsi nga na doli kaq opozitar, me gjithë këtë shpirt revolucionar që i paska mbirë papritur brenda qelisë?! Njeriu që për vite me radhë e ka pasur Edi Ramën mentor politik, që ka ndarë me të pushtetin, skenën dhe gjithë atë histori të gjatë servilizmi të pështirë, tani na shfaqet si frymëzues i protestave studentore dhe si një mendimtar i madh që u jep leksione politikëbërësve se si duhet të reagojnë ndaj kërkesave të qytetarëve. Mungon vetëm të dalë nga qelia me një shall revolucionari në qafë dhe të shpallë se ka ardhur koha për ndryshimin e sistemit. Dhe kujt po i uron fitoren ky tribun i ri i demokracisë? Studentëve serbë, që paskan rrëzuar, sipas tij, makiavelistin dhe populistin e Beogradit. Bëhet...