OPOZITA LUFTON OPOZITËN, RAMA FITON PA HYRË NË BETEJË
Në Shqipëri po ndodh një paradoks politik që meriton më shumë vëmendje sesa vetë përplasjet në rrugë. Qeveria përballet me pakënaqësi, protesta dhe kërkesa për dorëheqje, ndërsa kundërshtarët e saj politikë po harxhojnë energji për të përcaktuar se kush ka të drejtë ta kundërshtojë atë. Ngjarjet e 31 tetorit pranë Ministrisë së Arsimit e nxorën këtë konflikt në dritë. Deputetët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike u përballën me kundërshtimin e një pjese të protestuesve. Thirrjet kundër Sali Berishës u dëgjuan në një tubim ku kërkohej edhe largimi i Edi Ramës. Përplasja për praninë e demokratëve e zhvendosi vëmendjen nga kërkesat e protestës te rivaliteti mes grupimeve opozitare. Publicisti Flogert Muça, në analizën e tij me titull “Lufta civile e opozitës, me Ramën në lozhën e...
Burimi:
ntv.al