Operacioni “Vjeshta” në Sarandë/ 20 të arrestuar, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta
Një operacion i koduar “Vjeshta” është finalizuar në Sarandë pas një hetimi dy-mujor, duke çuar në arrestimin e 20 personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Operacioni është zhvilluar nga Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërsa Gjykata e Sarandës kishte caktuar për të dyshuarit masën e sigurisë “arrest në burg”. Në pranga kanë rënë 20 persona, të moshave nga 20 deri në 54 vjeç, banues kryesisht në Sarandë dhe Ksamil. Ndërkohë, një 36-vjeçar nga Lushnja, me inicialet E. N., është proceduar në gjendje të lirë. Sipas policisë, ai ka kundërshtuar shërbimet gjatë kontrollit në një dhomë hoteli, ku u kap një prej të arrestuarve dhe u gjet një armë zjarri. Çfarë u sekuestrua Gjatë kontrolleve të zhvilluara në...
Burimi:
gijotina.com