“Operacione të përbashkëta kundër krimit”- Demo takohet me ambasadorin italian: Bashkëpunimi na ndihmon edhe për kapitullin 24 të integrimit në BE

“Operacione të përbashkëta kundër krimit”- Demo takohet me ambasadorin italian: Bashkëpunimi na ndihmon edhe për kapitullin 24 të integrimit në BE

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë, Marco Alberti, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurisë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Demo theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve mbështetet në një kuadër të konsoliduar marrëveshjesh dhe protokollesh dypalëshe në fushën e sigurisë, migracionit dhe menaxhimit të kufirit. “Në qendër të tij janë hetimet dhe operacionet e përbashkëta kundër krimit të rëndë e të organizuar, trafikimit të narkotikëve dhe qenieve njerëzore, si dhe parandalimi i veprimtarive kriminale ndërkufitare”, theksoi Demo. Demo vlerësoi gjithashtu mbështetjen dhe ekspertizën italiane në forcimin e kapaciteteve hetimore dhe ndërinstitucionale, zhvillimin profesional të agjencive ligjzbatuese dhe përmirësimin e mjeteve operative. “Kjo punë...