Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Tre shqiptarë janë arrestuar me 36 kg marijuanë nga policia greke në Janinë, pas ndjekjes së një automjeti prej Filatit, në kufirin e gjelbër midis Sarandës dhe Igumenicës. Në kuadër të veprimeve për të luftuar importimin e lëndëve narkotike në Greqi dhe pas përdorimit të duhur të informacionit, oficerët e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorsë të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Janinës, në bashkëpunim me Departamentin e 2-të të Rojës Kufitare të Filatit, Thesproti, lokalizuan një automjet me të cilin udhëtonin dy shqiptarë, i cili ndodhej përpara një automjeti tjetër me të cilin udhëtonte një tjetër shqiptar. Mjetet e mësipërme u ndaluan dhe gjatë kontrollit të kryer në të dytin prej tyre, u gjetën dhe u sekuestruan 34 pako me marijuanë, me...