Operacion anti-mafia në Itali: 25 persona nën hetim, sekuestrime pasurore me vlerë 5,5 milionë euro
Nga Alba Kepi Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar është zhvilluar në provincat e Katanias dhe Sirakuzës, ku autoritetet italiane kanë nisur zbatimin e masave të sigurisë ndaj 25 personave nën hetim, ndërsa po kryhen edhe sekuestrime pasurore me vlerë të përgjithshme rreth 5,5 milionë euro.Operacioni po zhvillohet nga Guardia di Finanza e Katanias, Shërbimi Qendror për Hetimin e Krimit të Organizuar (SCICO) në Romë dhe Karabinierët e Komandës Provinciale të Sirakuzës, nën drejtimin e Prokurorisë së Qarkut të Katanias.Sipas njoftimit zyrtar, personat nën hetim dyshohet se janë të përfshirë, në role të ndryshme dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një sërë veprash penale, përfshirë pjesëmarrje në organizatë kriminale të tipit mafioz, mbajtje të paligjshme të armëve të luftës dhe armëve të zjarrit,...
Burimi:
syri.net