Open Stage 2026, edicioni katërt. FSHF në kërkim të talenteve të reja shqiptare nga e gjithë bota

Open Stage 2026, edicioni katërt. FSHF në kërkim të talenteve të reja shqiptare nga e gjithë bota

Federata e Futbollit do të organizojë në muajin dhjetor edicionin e katërt të aktivitetit “Open Stage”, një nismë që tashmë është kthyer në traditë dhe synon të afrojë pranë ekipeve kombëtare talentet e reja shqiptare që jetojnë jashtë vendit. Aktiviteti u drejtohet futbollistëve të lindur në vitet 2011, 2012 dhe 2013, të cilët jetojnë në Europë, SHBA dhe vende të tjera të botës. Përmes seancave stërvitore dhe vlerësimit nga stafi teknik i FSHF-së, synohet evidentimi i talenteve të reja dhe identifikimi i lojtarëve me potencial për t’u integruar në ekipet kombëtare të moshave. Seancat do të zhvillohen në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë, sipas këtij kalendari:* 7 dhjetor – Futbollistët e lindur në vitin 2011, ora 09:00* 8 dhjetor – Futbollistët e lindur...