“Onkologjiku”/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

“Onkologjiku”/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe ka dërguar çështjen në gjykatë për seancë paraprake për tre persona të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv. Në kuadër të kësaj, prokurori Elvin Gokaj ka dërguar për gjykim Edmond Gashin, koordinatorin Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, personin që dyshohet se ka korruptuar mjekët. Nga hetimet e kryera u zbulua se mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me kolegët e tij, orientonte pacientët e diagnostikuar me kancer drejt një klinike private. Klinika në fjalë rezulton të jetë në emër të babait të tij, Halil Gashi. Ndërsa një pjesë e të akuzuarve u dërguan në Prokurorinë e Tiranës për kompetencë. Skandali te Onkologjiku Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë...