Olmo dhe Koundé në radarët e Bayernit? Gazetari i njohur gjerman zbulon të vërtetën

Olmo dhe Koundé në radarët e Bayernit? Gazetari i njohur gjerman zbulon të vërtetën

17 Tetor 2026 10:23 Alfred Lleshi “Bayern Munich nuk po përgatit, të paktën për momentin, asnjë lëvizje për ta transferuar Dani Olmon apo Jules Koundé në merkaton e dimrit”. Kështu raporton Christian Falk, gazetari i njohur për informacionet rreth klubit gjerman, duke përgënjeshtruar lajmet e një ofensive të mundshme të kampionëve të Bundesligës për dy futbollistët e Barcelonës. Sipas Falk, përgjegjës për futbollin në grupin mediatik “BILD”, “nuk ka negociata dhe as plane për ta konkretizuar ndonjërin prej këtyre dy operacioneve në janar”. Megjithatë, interesi i bavarezëve për lojtarët e Barcelonës nuk është i ri. Në fillim të tetorit, “Mundo Deportivo” raportoi se Bayerni po ndiqte nga afër Dani Olmon. Më herët, “Sky Sports” kishte bërë të ditur se klubi gjerman mund të ofronte deri...