OKB: SHBA-të dyshohen për krime lufte në Iran!
Ekspertë të Kombeve të Bashkuara thonë se kanë “arsye për të besuar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer krime lufte në dy sulme ajrore ndaj Iranit, ku humbën jetën të paktën 177 civilë. Sipas një raporti të ri, Misioni Ndërkombëtar i Pavarur i Kombeve të Bashkuara për Iranin vlerëson se sulmi ndaj një shkolle fillore në Minab, më 28 shkurt, ku u vranë të paktën 156 persona, mes tyre 120 fëmijë, ishte një sulm i qëllimshëm. Ekspertët thonë se prova të ndryshme, përfshirë llojin e raketave të përdorura, tregojnë se përgjegjës janë amerikanët. Një tjetër sulm në një kompleks sportiv në Lamerd, ku u vranë të paktën 21 civilë, përfshirë shtatë fëmijë, është cilësuar i qëllimshëm. Nga ana tjetër, Uashingtoni mohon se ka goditur Lamerd-in...
Burimi:
javanews.al