OECD: Shqipëria e fundit në rajon për internetin/ Paguajmë më shtrenjtë se fqinjët, por marrim shërbimin 3 herë më të ngadaltë
Ndërsa bota po nxiton drejt një epoke tërësisht të digjitalizuar, Shqipëria po mbetet pas, duke shënuar nivelet më të ulëta në rajon për sa i përket shpejtësisë së rrjetit broadband. Një analizë e thelluar mbi tregun e telekomunikacionit në Ballkanin Perëndimor nxjerr në dritë një paradoks të madh ekonomik për konsumatorët shqiptarë: vendi ynë nuk ka internetin më të shtrenjtë në rajon në shifra absolute, por ka raportin më të keq midis çmimit që paguhet dhe cilësisë që merret (Value for Money). Të dhënat e kryqëzuara nga raporti i OECD, platforma kërkimore globale Cable.co.uk dhe publikimi i përbashkët i StatLink, dëshmojnë se qytetarët dhe bizneset shqiptare po penalizohen nga një infrastrukturë e prapambetur, ndonëse faturat mujore që paguajnë janë të ngjashme ose më të larta...
Burimi:
syri.net